Festa e aziatikëve për hënën NULL NULL 05.10.2017 16:00 05.10.2017 16:00 Përderisa për hemisferën jugore gjatë kësaj kohe shohim vetëm shenjat që vjeshta është afër, në Kinë, Tajvan, Vietnam dhe disa pjesë të tjera të Azisë fokusi është tek Festivali i Vjeshtës. Përmes këtij festivali tradicional, aziatikët festojnë në nder të hënës. Gjatë këtij festivali familjet kalojnë kohë së bashku duke gatuar tortat e hënës, që janë tradite e lashtë kineze, dhe duke përcjellë ngjarjet e organizuara për nder të kësaj feste. Njëra nga traditat e këtij festivali është edhe bashkimi i çifteve, ku persona të ndryshëm mundohen të gjejnë partner për shoqërinë apo familjarët që janë beqar.