Ferrari kujton viktimat e tragjedisë në Genoa NULL NULL 24.08.2018 14:04 24.08.2018 14:04 Një javë e gjysmë pas tragjedisë që u mori jetën 43 personave dhe lëndoi 15 të tjerë, skuadra e madhe nga Formula 1 ka vendosur t'i nderojë viktimat përmes një mesazhi në trupin e makinës Gjiganti italian i Formula 1, Ferrari ka vendosur t’u bëjë homazh viktimave të tragjedisë së Genoa, përmes një mesazhi gjatë garës për Çmimin e Madh të Belgjikës. Dhjetë ditë pas rrëzimit të urës Morandi, që shkaktoi vdekjen e 43 personave dhe plagosjen e 15 të tjerëve, skuadra italiane ka vizatuar dy pjesët e urës, shoqëruar me mesazhin: “Në zemrat tona”. Tragjedia në Genoa, një ndër më të mëdhatë në vitet e fundit, po ashtu shtyu ndeshjet e Sampdoria dhe Genoa nga xhiroja e parë në Serie A. In ricordo delle vittime del crollo del ponte di #Genova Remembering the victims of the Genoa motorway bridge pic.twitter.com/50f9eYI0At — Scuderia Ferrari (@ScuderiaFerrari) August 24, 2018