Fernando Alonso pëson aksident të rëndë NULL NULL 20.03.2016 14:51 20.03.2016 14:51 Vozitësi Fernando Alonso ka pësuar një aksident të rëndë në Australian Grand Prix. Por që pas aksidentit ai ka qenë i gatshëm që të largohet vet nga makina e cila u përplas fortë. Spanjolli më pas është dërguar në qendrën mjekësore për tu trajtuar. “Ndihem mirë. Po provojë që gjithçka t’i kthehet normalitetit. Ishte një përplasje e fortë”. “Jam falënderues ndaj kujdesit të veturave të tjera – unë jam këtu me juve dhe po flas”, ka thënë Alonso, transmeton Klan Kosova.