Ferizaj, shumë i fortë për Gjilanin NULL NULL 21.12.2024 14:56 21.12.2024 14:56 Foto nga arkivi Ferizaj arriti të marrë tre pikë në përballjen kundër Gjilanit në stadiumin me bari artificial në Ferizaj. Që në minutat e parë, vendësit treguan se e kanë seriozisht këtë përballje, duke arritur të tundin rrjetën kundërshtare që në minutën e 5-të përmes Marko Musulin. Rreth 30 minuta më pas (37’), mysafirët barazuan shifrat nga pika e bardhë përmes Edi Basas. Por vetëm dy minuta më pas (39’), Enhar Cakolli riktheu sërish epërsinë e vendësve. Kështu, skuadrat në pushim shkuan me rezultatin 2-1. Edhe pjesa e dytë u takoi vendësve, të cilët arritën të shënojnë sërish në minutën e 77-të përmes Erion Sadriut. Me rezultatin 3-1 edhe u mbyll ndeshja. Kjo është fitorja e parë e Ferizajt pas shtatë xhirove. Aktualisht gjendet në vendin e 8 me 20 pikë, kurse Gjilani, që në xhiron e fundit mposhti liderin Dritën, zë vendin e gjashtë me 21 pikë. /Klankosova.tv