Ferizaj, mbyllen 13 bastore NULL NULL 07.02.2019 22:21 07.02.2019 22:21 13 bastore janë mbyllur në qytetin e Ferizajt dhe fshatrat për rreth. Siç njofton Komuna e Ferizajt, gjatë inspektimeve të bastoreve, u gjetë se nuk u përmbushën shumë kushtet e kërkuara ligjore për ushtrimin e veprimtarisë biznesore siç janë certifikata e biznesit, pëlqimet për kushtet higjieno-sanitare, pëlqimi për kushtet minimalo-teknike dhe dokumentet tjera përcjellëse “Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu pati shprehur edhe më parë qëndrimin e tij dhe qeverisjes lokale se bastoret dhe kazinotë në Ferizaj do të mbyllen tërësisht, për të mbrojtur mirëqenien qytetare dhe shmangur dukuritë negative për qytetarët ferizajas. Një synim i tillë po realizohet plotësisht, dëshmuar edhe nga mbyllja e dhjetëra bastoreve dhe kazinove që nga dita e parë e pushtetit të ri lokal në Ferizaj”. “Nga kontrolli financiar dhe për faktin e mungesës së kushteve të parapara me rregullativën ligjore në fuqi janë mbyllur edhe javë e muaj më parë dhjetëra biznese të tilla” “Qeverisja lokale ka vendosur kontrollin mbi territorin, veçanërisht ndaj bizneseve të tilla, duke dekurajuar skajshmërisht ushtrimin e veprimtarive të tilla në Ferizaj dhe mbrojtur shëndetin publik nga dukuritë negative, rrjedhimisht edhe shmangien e rrënimit financiar të familjes”, shkruhet në komunikatën e Komunës së Ferizajt.