Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fenerbahce “shenjëstron” dy emra të njohur për trajner

NULL NULL
03.09.2025 11:05

Pas largimit të José Mourinhos për shkak të dështimit në kualifikimet për Champions League, Fenerbahçe është në kërkim të një trajneri të ri.

Sipas SportMediaset, në listën e klubit turk ndodhet emri i Luciano Spallettit, i cili pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Kombëtaren italiane është ende i lirë.

Përveç tij, një tjetër kandidat serioz është edhe ish-trajneri i Milanit, Sérgio Conceição, transmeton Klankosova.tv.

Spalletti së fundmi ka deklaruar se për të marrë një projekt të ri kërkon diçka “të jashtëzakonshme”, duke theksuar se ka nevojë të rikrijojë një ambient të fortë dhe të arrijë rezultate konkrete.

lajme të ngjashme