Femrave iu duhet gjumë për t’u dukur bukur – “Bukuroshja e fjetur” nuk është mit NULL NULL 28.07.2019 10:30 28.07.2019 10:30 Gjumi është esencial në pothuajse çdo gjë të trupit tonë, kjo pasi gjatë gjumit trupi pushon e shëron dhe riparon vetën. I gjithë shëndeti ynë varet nga gjumi pasi nga kjo fazë trupi i sintetizon nutrientët esencialë, i riparon organet dhe qelizat, e merr energjinë e nevojshme dhe i parandalon problemet shëndetësore, përcjellë Klan Kosova. Shkencëtarët rekomandojnë 8 orë gjumë çdo natë, por së fundmi studimet kanë treguar se kjo mund të mos mjaftojë për femrat. Siç duket, “bukuroshja e fjetur” nuk është mit dhe femrave iu nevojitet më shumë gjumë sepse kështu e përmirësojnë pamjen dhe kualitetin e lëkurës. Femrat dhe meshkujt janë ndryshe në shumë mënyra dhe, për shkak të aktivitetit më të lartë të trurit te femrat, trupi i tyre ka nevojë për më shumë gjumë si mënyrë që trupi i tyre ta riparojë veten siç duhet. Prandaj, ekspertët rekomandojnë qe femrat të mundohen të flejnë pak më shumë se 8 orë në mënyrë që të jenë të shëndetshme!