Femrat iraniane “rebelohen” kundër vendosjes së shamisë NULL NULL 16.06.2015 18:40 16.06.2015 18:40 Të vendosësh shaminë që e kërkon feja islame është obligative për femrat në Iran. Në vitin 2014, policia ka paralajmëruar, dënuar dhe arrestuar mbi 3.6 milionë femra për veshje jo adekuate. Gazetarja dhe aktivistja iraniane, Masih Alinejad që jeton në Amerikë dëshiron që ta ndryshojë këtë fakt. Ajo ka ftuar të gjitha femrat iraniane që të vendosin fotografi ku shihen flokët e tyre të lëshuara në formë proteste dhe rebelimi kundër kësaj rregulle. “Nëna ime dëshiron të vendosë shami. Unë nuk dua të vendos një të tillë. Irani duhet te jetë i njejtë për të dyja ne” tha Alinejad, transmeton Klan Kosova.