Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Feministet “mbrojnë” në gjyq gruan e rrahur nga burri (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 02.03.2023 20:27

Elvedina Hajdari, në një seancë të mbyllur të enjten dha fjalën e fundit para gjykatës në Drenas në rastin ku është viktimë e dhunës në familje nga ish-bashkëshorti i saj A.B.

Për zullumin që pretendon se iu bë më 24 maj 2022, kjo do veç drejtësi. Seanca u mbajt, në mënyrë që palët të japin fjalët e tyre përfundimtare. Prokurori i rastit, Esat Rama, tha se mbështet fjalën e të dëmtuarës dhe kërkoi nga gjykata dënim meritor, sipas ligjeve në fuqi. Këtë e kërkoi edhe mbrojtësi i të dëmtuarës, raporton Klan Kosova.

Gazmend Halilaj, që potencoi se klientja e tij disa herë është rrezikuar nga i akuzuari me vetëdije, pavarësisht se kishte urdhër mbrojtje ndaj saj. Fjalën e tij e mbështeti edhe e dëmtuara Elvedina Hajdari, e cila theksoi se pret dënim maksimal nga gjykata.

Ndërkohë, mbrojtësi i të akuzuarit A.B., Asdren Hoxha, të gjitha provat e paraqitura nga prokuroria i cilësoi si të pabaza dhe që nuk vërtetojnë asgjë. Sipas tij, pala e dëmtuar u mundua që përmes kërkesës së përjashtimit të prokurorit të bëjë presion tek gjykata, meqë i njëjti, sipas tij, nuk u shkonte përshtati palës së dëmtuar.

Elvedinës që jeton me një foshnje në kushte jo të mira e në një oborr me ish-burrin, kurajo i dhanë edhe feministet.

Aktvendimin për këtë rast nuk u mor aty për aty pasi sipas gjyqtarit kjo do të publikohet conform afateve ligjore.  /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

lajme të ngjashme