Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fëmijët, spektatorët më të çiltër, që duan përkushtim

NULL NULL
08.12.2015 14:00

Teatri Kombëtar i Fëmijëve u bë 65-vjeç. Për të kujtuar 6 dhjetorin e vitit 1950 u organizua mbrëmjen e së dielës një ceremoni festive. Gjatë së cilës u ndanë disa çmime, u çel një ekspozitë fotografike dhe u dha premiera e shfaqjes, “Hipopotami misterioz”, me regji të Vladimir Berkun-it.

Në një intervistë për “Shekulli”-n, ish- drejtori i Teatrit të Kukullave, Gjikë Kurtiqi, ndali te rruga artistike që ka bërë ky institucion dhe te rëndësia që ka në edukimin e fëmijëve. Sipas tij, fëmijët janë spektatorët më të çiltër, prandaj me ta duhet që të punohet me shumë përkushtim. Shfaqjet duhet që të kenë larmi idesh, që fëmijët të kuptojnë edhe të nxjerrin mësime të ndryshme prej tyre.

Teksa kujton atë plejadë aktorësh, skenografësh, regjisorësh, kostumografësh, që kanë bërë emrin e këtij institucioni shtonë se, ky teatër është i rëndësishëm jo vetëm për fëmijët, por edhe për brezat që diplomohen nga Universiteti i Arteve.

Prandaj ai dëshiron, që të vazhdojë të ruhet kjo traditë dhe të skaliten çdo vit emra të rinj në ecurinë e këtij teatri, që të arrihet i njëjti nivel me teatrot ndërkombëtarë të kukullave.

Zoti Kurtiqi, në këtë 65-vjetor të Teatrit të Kukullave si e kujtoni periudhën, që keni punuar si ish-drejtor edhe skenarist?

E vërtetë është kam qenë drejtor i Tetarit të Kukullave, por edhe kam shkruar gjashtë apo shtatë pjesë për fëmijë.

Puna me fëmijët ka qenë shumë e bukur. Fëmijët janë spektatorët më të çiltër, prandaj duhet që të punohet me përkushtim për ta. Duhet t’u japësh shfaqje të bukura, argëtuese dhe me larmi, që ata t’i kuptojnë dhe të nxjerrin mësime prej tyre.

Cilët janë aktorët që kujtoni nga ajo periudhë?

Unë kujtoj një plejadë të tërë aktorësh, siç ishin: Zija Grapshi, Xhavit Xhepa, Xhavit Sallaku, Lorenc Pepa, Eva Pëllumbi, ka qenë një artiste e madhe, e cila ka realizuar në mënyrë të përkryer Pinokun, Melpomeni Çobani, Shegushe Babeti etj.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

http://www.shekulli.com.al/p.php?id=359634

lajme të ngjashme