Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fëmijët që lindin përmes IVF kanë aftësitë kognitive më të zhvilluara

NULL NULL
26.05.2017 23:30

Fëmijët qe lindin përmes fekondimit artificial IVF, janë më të zhvilluar mentalisht krahasuar me fëmijët që janë krijuar në mënyrë natyrale.

Studime të fundit kanë treguar që fëmijët e lindur përmes IVF, kanë fjalor superior qysh në moshën trevjeçare.

Megjithatë kjo venitet kur këta fëmijë arrijnë moshën 11 vjeçare.

Tutje të gjeturat e këtij studimi tregojnë që prindërit e fëmijëve të lindur përmes fekondimit artificial janë më të shkolluar dhe kanë të ardhura financiare më të mira, gjë që përbën ndryshim tek faktorët që ndikojnë në zhvillimin kognitiv të foshnjës, siç është rreziku për lindje të parakohshme.

Gjithashtu këta prindër janë më të vëmendshëm ndaj fëmijëve gjatë viteve të hershme të tyre, gjë që ndikon në zhvillimin e tyre.

 

lajme të ngjashme