Fëmijët që duken si baballarët e tyre janë më të shëndetshëm! NULL NULL 24.05.2021 11:22 24.05.2021 11:22 Studiuesit thonë se fëmijët që duket si baballarët e tyre janë më të shëndetshëm. Asnjë fëmijë nuk është i njëjtë, të gjithë janë të bukur, por studiuesit thonë se disa foshnje kanë një avantazh për sa i përket vëmendjes dhe përfitimeve shëndetësore, veçanërisht nëse duken si babai i tyre. Gjetjet e botuara në Journal of Health Economics tregojnë se foshnjat që duken si baballarët e tyre në lindje kanë më shumë të ngjarë të kalojnë kohë me babanë dhe nga ana tjetër, ata bëhen më të shëndetshëm kur të arrijnë ditëlindjen e tyre të parë. Studimi sugjeron gjithashtu që ngjashmëria babë-fëmijë e shtyn një baba të kalojë më shumë kohë me ata. Solomon Polachek, një profesor në Universitetin Binghamton në New York tha: “Baballarët janë të rëndësishëm në rritjen e një fëmije dhe kjo shfaqet në shëndetin e fëmijës”. Ai më tej shtoi: “Ata baballarë që perceptojnë ngjashmërinë e foshnjës me ta janë më të sigurt se foshnja është e tyre dhe kështu kalojnë më shumë kohë me foshnjën”. Gjetjet gjithashtu treguan se baballarët kalojnë 2.5 ditë më shumë në muaj me fëmijë që u ngjajnë. Studimi implikon rolin e kohës së babait në ruajtjen e shëndetit të fëmijës, transmeton Klan Kosova.