Fëmijët e vrarë në luftë – Lule për pavarësi po, obelisk jo (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 20.02.2023 20:18 nga Flamur Gajtani 20.02.2023 20:18 Fëmijët ishin qenia më e pambrojtur, që lufta i mori. Me qirinj të ndezur u kujtuan në Ditën e Pavarësisë 1133 fëmijët që u vranë gjatë luftës, për të cilët u rikonfirmua se po punohet për ndërtimin e obeliskut që do t’i përjetësojë ata. Qeveria ka krijuar një grup punues vitin e kaluar, i cili u mor me planin e punës për këtë projekt, më në krye Saranda Bogujevcin. Por ideatorët e një projekti të ngjashëm të përgatitur më parë, kritikojnë institucionet që nuk po e marrin në plotni numrin e viktimave. Për Besart Galicën, si dizajner, një memorial i tillë do të jetësonte kujtimin për ta. E këto, sipas Saranda Bogujevcit, që edhe vetë ishte fëmijë kur i mbijetoi një masakre, do të merren parasysh para nisjes së zbatimit. Kompleksi pritet të përfshijë muze, gjelbërim dhe nga një pemë për secilin fëmijë. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.