Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fëmijë prisni dhuratat, rrugëtimi i Babadimrit ka nisur (VIDEO)

NULL NULL
24.12.2016 12:25

“Santa Claus” ose siç e njohin të gjithë Babadimri e ka nisur udhëtimin e tij për t’i dhënë dhurata e Krishtlindjeve për fëmijët në të gjithë botën.

Ai e la shtëpinë e tij në qytetin finlandez të Rovaniemi të premten në mbrëmje (më dhjetor 23), derisa jashtë saj po e prisni për ta përshëndetur shumë fëmijë së bashku me prindërit e tyre.

Së bashku me kukudhët e tij ai i foli shkurtimisht turmës në finlandisht dhe anglisht, njofton Klan Kosova.

“Ne jemi njerëz me fat, jeta jonë është e mirë. Uroj për pushime të mira në këtë periudhë”.

Santa pastaj hipi në sajin e tij dhe e la fshatin e tij që të shkojë në Polin e Veriut ku ai do të bëjë edhe përgatitjet e fundit – para se t’i shpërndajë dhuratat për fëmijët në të gjithë botë.

Menjëherë pas të Babadimrit qielli mbi Rovaniemi u ndriçua nga Dritat e Veriut.

lajme të ngjashme