Fëmija i zhdukur ukrainas gjendet te aleati i Putinit NULL NULL 23.11.2023 14:55 23.11.2023 14:55 Një aleat kryesor politik i Vladimir Putin ka adoptuar një fëmijë nga një shtëpi fëmijësh në Ukrainë, sipas dokumenteve të zbuluara nga Panorama e BBC-së. Sergej Mironov, lideri 70-vjeçar i një partie politike ruse, përmendet në rekordin e birësimit të një vajze dyvjeçare, e cila u mor në vitin 2022 nga një grua me të cilën ai tani është i martuar, raporton Klan Kosova. Të dhënat tregojnë se identiteti i vajzës është ndryshuar në Rusi. Mironov i mohon akuzat. Fëmija, i quajtur fillimisht Margarita, ishte një nga 48 që u zhdukën nga Shtëpia Rajonale e Fëmijëve Kherson kur forcat ruse morën kontrollin e qytetit. Ata janë në mesin e rreth 20,000 fëmijëve që, sipas qeverisë ukrainase, janë kapur nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë më 2022.