Fëmija i parë më inteligjent se motrat dhe vëllezërit NULL NULL 10.02.2017 17:00 10.02.2017 17:00 Në qoftë se jeni në mes apo jeni fëmija më i vogël në familje kjo nuk do të jetë e lehtë për t’u lexuar. Sipas një studimi është thënë që fëmija i parë ka gjasat më të mëdha që të jetë më inteligjent se motrat dhe vëllezërit e tij/saj. Disa ekonomistë nga Universiteti në Edinburgh, një grup analistësh dhe Universiteti në Sydney, kanë treguar që fëmijët e parë kanë aftësi më të mira të të menduarit si dhe IQ më të larte se vëllezërit dhe motrat e tyre më të vegjël, qoftë edhe për një vit. Edhe pse prindërit ofrojnë nivelin e njëjtë të mbështetjes emocionale për të gjithë fëmijët, ata që kanë lindur të parët kanë pasur vëmendje të pandashme me detyrat që kanë zhvilluar aftësitë e të menduarit. Në këtë studim ishin pjesëmarrës 5,000 fëmijë deri në moshën 14 vjeçare, prej të cilëve fëmijët e parë shënuan rezultatet më të larta në testimet që kanë përfshirë leximin, pikturën dhe shprehjet.