Federer mposht Nishioka, kalon në rrethin e dytë të US Open NULL NULL 29.08.2018 08:23 29.08.2018 08:23 Roger Federer ka kaluar në rrethin e dytë të US Open pasi që ka mposhtur japonezin Yoshihito Nishioka. Kështu zvicerani ka kaluar në rrethin e dytë të këtij turneu, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova. 37 vjeçarit iu desh një orë e 52 minuta për të arritur fitoren rutinë me 6:2, 6:2 dhe 6:4 në Flushing Meadows. Në raundin e dytë 20 herë fituesi i Grand Slam do të ndeshet me francezin Benoit Paire që do të mbahet në New York.