Federer e Djokoviq po shkëlqejnë në Wimbledon NULL NULL 08.07.2017 22:53 08.07.2017 22:53 Ish-kampionët, Roger Federer dhe Novak Djokovic, po kalojnë formë të shkëlqyeshme dhe kanë kaluar në raundin e katërt të Wimbledon-it, njofton Klan Kosova. Federer, që garën e ka filluar si favoriti numër tre për ta fituar kampionatin, ka mposhtur 7-6, (7-3), 6-4, 6-4, gjermanin Mischa Zverev, ndërsa Djokoviq, favoriti numër dy, ka mposhtur tenistin nga Latvia, Enests Gulbis, 6-4, 6-1, 7-6 (7-2). Në raundin e radhës Federer do të luajë kundër bullgarit, Grigor Dimitrov, ndërsa Djokoviq, përballet me Adrian Mannarinon. klankosova.tv