Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Federata e Skitarisë nuk ka hequr dorë nga garat në Brezovicë

NULL NULL
23.11.2016 16:28

Federata e Skitarisë së Kosovës konfirmon se nuk kanë hequr dorë nga garat në Brezovicë dhe se është e pavërtetë se serbët që menaxhojnë me qendrën e skijimit nuk i lejojnë simbolet shtetërore atje, transmeton Klan Kosova.

Për çdo garë që kemi pasur si federatë, kemi gjetur mirëkuptim dhe mbështetje nga ana njerëzve të cilët e menaxhojnë qendrën, asnjë herë nuk kanë qenë kundër simboleve të Kosovës përkundrazi i kanë respektuar duke na dalë në ndihmë edhe rreth organizimit të garave, ka thënë Milaim Kelmendi nga Federata e Skitarisë.

“FSK nuk ka hequr dorë dhe nuk do të heqë dorë asnjë herë nga qendra më e njohur tash më në Ballkan dhe Europë  cila i plotëson kushtet thuaj se për të gjitha disiplinat alpike”, ka shtuar ai.

Në këtë vit në kalendarin e garave të FSK janë paraparë dy gara të cilat edhe do të mbahen, Kupa e Brezovicës dhe Gara Ndërkombëtare.

lajme të ngjashme