Federata e Futbollit të Kosovës në “Javën Botërore të Futbollit” NULL NULL 21.05.2025 12:51 21.05.2025 12:51 Federata e Futbollit të Kosovës do të bashkohet në “Javën Botërore të Futbollit”, të organizuar nga FIFA. Për herë të parë, FIFA ka shpallur “Javën Botërore të Futbollit”, e cila do të zhvillohet nga sot e deri më 25 maj 2025 dhe do të bëhet tradicionale. Qëllimi i këtij organizimi global është festimi i fuqisë që ka futbolli për të bashkuar njerëzit në mbarë botën, transmeton Klankosova.tv. Kjo nismë i paraprin Ditës Botërore të Futbollit, të shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, që festohet më 25 maj. Nën moton “Së bashku, jemi më të fortë”, Federata e Futbollit e Kosovës i është bashkuar kësaj nisme, duke organizuar aktivitete gjithëpërfshirëse futbollistike. Sportistë elitarë, fëmijë e veteranë do të marrin pjesë në aktivitete gjatë këtyre ditëve, duke treguar fuqinë bashkuese të futbollit.