Federata e Francës padi ndaj Enzo Fernandezit NULL NULL 17.07.2024 09:47 17.07.2024 09:47 Federata e Futbollit e Francës ka njoftuar që do të ngrehë padi ndaj Enzo Fernandezit pas këngës raciste që ai e këndoi në Instagram Live. Ylli i Argjentinës gjatë festës së fitores së Copa Americas këndoi një këngë me përmbajtje raciste dhe diskriminuese ndaj lojtarëve me ngjyrë që luajnë për Trekolorët. Presidenti i kësaj federate, Philippe Diallo, i ka dënuar fuqishëm veprimet e argjentinasit, dhe ka kërkuar nga FIFA dhe Federata e Futbollit e Argjentinës që të ndërmarrë veprime.