FBK organizon turne në formatin 3×3 në basketboll NULL NULL 28.04.2021 19:18 28.04.2021 19:18 Federata e Basketbollit të Kosovës do të organizojë turne kualifikues në basketboll për garën në formatin 3×3 në dy konkurrenca, atë të femrave dhe meshkujve më 15 dhe 16 maj të këtij viti. Në këtë turne pritet të marrin pjesë 12 ekipe të meshkujve dhe 8 të femrave, njofton Klan Kosova. Kurse fituesit e këtyre dy konkurrencave do të kenë të drejtë të pjesëmarrjes në kualifikime për FIBA Europe Cup 3×3, garë kjo që zhvillohet në Constanta të Rumanisë më 26 dhe 27 qershor 2021, bën të ditur FBK.