FBK njofton që Prishtina do të jetë nikoqire e dy ngjarjeve të mëdha të FIBA Europe NULL NULL 04.09.2025 13:10 04.09.2025 13:10 Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), në bashkëpunim me FIBA Europe, nga 17 deri më 19 tetor 2025 do të organizojë në Prishtinë ngjarjen prestigjioze FIBA Europe U14 Get Together, e dedikuar trajnerëve të moshave të reja nga i gjithë kontinenti. Ky aktivitet ka për qëllim zhvillimin profesional të trajnerëve, shkëmbimin e përvojave dhe fuqizimin e punës me gjeneratat e reja, një nga prioritetet kyçe të FBK-së në misionin tonë për rritjen e basketbollit në Kosovë. Po ashtu, më 17 tetor, Prishtina do të mirëpresë takimin e Komisionit të të Rinjve të FIBA Europe (Youth Commission), ku Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, shërben si Nënkryetar. Në këtë kuadër, Kosovën do ta vizitojnë: Jorge Garbajosa – President i FIBA Europe Kamil Novak – Drejtor Ekzekutiv i FIBA Europe Zyrtarë të lartë të FIBA Europe dhe përfaqësues të federatave nacionale anëtare të Komisionit. /Klankosova.tv