Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I plagosur në Prishtinë, kush është Shkëlqim Kastrati me dosje për tentim-vrasje në Gjermani?

NULL NULL
17.06.2026 11:01
Shkëlqim Kastrati (fotografi e viteve të mëparshme)
Shkëlqim Kastrati (fotografi e viteve të mëparshme)

Shkëlqim Kastrati është një shtetas nga Kosova që dyshohet për përfshirje në disa raste me armë zjarri në Prishtinë dhe për të cilin raportohet se ka qenë i kërkuar edhe ndërkombëtarisht. Ai lidhet me një rast të mëhershëm në Gjermani për “vrasje me dashje në tentativë”, si dhe me hetime të tjera penale në Kosovë.

Ky person ka mbetur i plagosur mbrëmë në Veternik të Prishtinës si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Ai është dërguar për trajtim në QKUK dhe siç merr vesh Klankosova.tv, i njëjti ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 23:30 është pranuar informacioni për të shtëna në rrugën “Feriz Guri” në Prishtinë, ku është gjetur një person i lënduar nga arma e zjarrit dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Mbrëmë rreth orës 23:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Feriz Guri’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend është i lënduar një person, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore”, thuhet në konfirmim.

Detaje të reja: Ky është personi që u plagos mbrëmë në Prishtinë

Kallashnikovi në Veternik, forcat policore në vendin e ngjarjes – hetimet vazhdojnë për plagosjen

Shkëlqim Kastrati, i arrestuari për incidentin te ‘Rruga B’ më 9 maj të këtij viti

Ndërkohë, Shkëlqim Kastrati është i dyshuari për një incident të ndodhur gjatë muajit maj në “Rrugën B” në Prishtinë, ku sipas raportimeve ka pasur të shtëna me armë ndaj një personi tjetër.

Ai është arrestuar dhe gjatë operacionit, policia kishte sekuestruar edhe një motoçikletë të gjetur në vendin e ngjarjes.

I kërkuar edhe në Gjermani

Kastrati rezulton gjithashtu i kërkuar ndërkombëtarisht nga viti 2017 për “vrasje me dashje në tentativë” në Gjermani, pas një incidenti ku kishte qëlluar me armë zjarri një punonjës sigurie në një klub nate, i cili kishte shpëtuar falë jelekut antiplumb.

Ai ishte fshehur më pas në Shqipëri, ndërsa ishte miratuar edhe procedura për ekstradimin e tij në Gjermani.

Gjykata e Lartë e Shqipërisë kishte vendosur të miratojë ekstradimin në Gjermani të kosovarit, Shkëlqim Kastrati, i cili rezulton të jetë shpallur në kërkim prej dhjetorit 2017 nga gjykata e Villingenit në Gjermani, pasi rezulton se ai ka kryer veprën penale “Vrasjes me dashje” e mbetur në tentativë./Klankosova.tv

 

 

lajme të ngjashme