Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Faza e 1/8-tës në Europa League, ndeshja kryesore Real Sociedad – Manchester United

NULL NULL
06.03.2025 17:42

EUROPA LEAGUE vjen këtë të enjte me tetë ndeshjet e rundit të parë në fazën e 1/8-tës.

Nga skuadrat e mëdha që do të “zbarkojnë” në fushë janë Manchester United, Roma, Lazio, Tottenham, Athletic Bilbao, Ajax, Fenerbahce, Frankfurt apo dhe Lyon.

Loja kryesore zhvillohet mes Real Sociedadit dhe Manchester Unitedit, njofton Klankosova.tv

Kjo përballje nis nga ora 18:45 dhe transmetohet ekskluzivisht në platformën më të madhe televizive, Art Motion, në kanalin Sport 1 nën komentimin e Arlind Sadikut.

Në të kaluarën spanjollët janë përballur gjashtë herë me “Djajtë e kuq”.

Prej tyre, dy ndeshje kanë përfunduar barazim 0:0, katër janë fituar nga anglezët,  derisa Sociedad e ka veç një fitore.

Të gjitha ndeshjet kryesore në Europa League dhe Conference League, transmetohen ekskluzivisht në ArtMotion!
lajme të ngjashme