Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

‘Favoritët’ e Premier Ligës fitojnë ndeshjet e sotme

NULL NULL
05.10.2024 17:57

Me golin e Diogo Jottas, Liverpool ka fituar si mysafir i Cyrstal Palace, për të vazhduar kryesimin e Premier Ligës.

Ndërkohë ndjekësit e skuadrës nga Anfield, Manchester City dhe Arsenal, nuk lejuan befasi para tifozëve të tyre, njofton Klankosova.tv.

Manchester City dhe Arsenal, ndonëse me vështirësi, morën 3 pikë ndaj Fulhamit, respektivisht Southamptonit, duke përmbysur disavantazhet fillestare.

Pas epërsisë së londinezëve me anë të Andreas Pereira në minutën e 26, “qytetarët” u rikthyen në lojë vetëm gjashtë minuta më vonë me anë të kroatit, Mateo Kovaçiq.

I njejti futbollist i dha avantazhin kampionëve aktual, vetëm dy minuta pasi nisi fraksioni i dytë, kurse golin e tretë e shënoi Jeremy Doku, raporton Klankosova.tv.

Fulham provoi sërish, duke realizuar me anë të Rodrigo Muniz në të 89-ën, por që nuk mjaftoi për më shumë.

Edhe Arsenal u gjend në disavantazh në duel me Southampton, kur Archer kaloi mysafirët në epërsi në fillim të pjesës së dytë.

Megjithatë Haverts, Martinelli dhe Saka përmbysën gjithçka për 3 pikë të reja të “Topçinjëve”.

lajme të ngjashme