Faton Tahiri nderohet me mirënjohje për aktin heroik në liqenin e Livoqit NULL NULL 14.04.2026 11:38 14.04.2026 11:38 Qytetari Faton Tahiri është nderuar me një mirënjohje për aktin heroik në shpëtimin e një gruaje, e cila disa ditë më parë ra me veturë në liqenin e Livoqit. Në shenjë falënderimi për reagimin e tij të shpejtë, duke vënë jetën e tij në rrezik, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ia ndau mirënjohjen për trimërinë që ka treguar. “Fatoni është shembulli i qytetarit që na bën krenarë të gjithëve. Veprime të tilla humane janë dëshmia më e mirë e solidaritetit që na bashkon në momente të vështira. Mirënjohje dhe respekt i pafund”, ka thënë Hyseni në një postim në Facebook ku ka ndarë edhe fotografi, raporton Klankosova.tv. Akt heroik: Gjilanasi shpëton gruan që ra me veturë në liqenin e Livoqit (VIDEO)