Faton Bislimi nderohet me Medaljen e Mbretit në parlamentin kanadez NULL NULL 26.02.2025 23:29 26.02.2025 23:29 Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, njëherësh Anëtar Ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQSHA), është nderuar me Medaljen e Mbretit në parlamentin e Kanadasë. Njoftimin për këtë e bëri vetë Bislimi përmes një postimi në Facebook. Këtë medalje, ai e quajti “nder dhe privilegj të jashtëzakonshëm”, teksa tha se ajo është “testament se puna e angazhimi vlerësohen aty ku vlerat kanë rëndësi”. “Në Parlamentin e Kanadasë në Otavë, në praninë e familjes sime, dhe mysafirëve tjerë, pranova nderin më të lartë, Medaljen e Mbretit, për kontribut të rëndësishëm ndaj kombit dhe avancimit të marrëdhënieve ndërshtetërore të Kanadasë, veçanërisht karshi Kosovës”. “Ky nderim është vlerësim i jashtëzakonshëm për mua dhe angazhimin tim në sferën publike. Medalja e Mbretit, e akorduar nga Parlamenti, respektivisht miku ynë Deputeti Federal z. Kyle Seeback, me aprovimin e Guvernatorit të Përgjithshëm të Kanadasë, ishte iniciuar me propozimin e heroit tonë të gjallë dhe mentorit tim politik e kombëtar z. Joe DioGuardi, me të cilin dhe znj. Cloyes, kam bashkëpunuar ngushtë mbi dy dekada dhe nga të cilët kam mësuar shumëçka për avokimin e suksesshëm për kauzën tonë kombëtare”. “Për mua dhe familjen time, mikpritja kaq e ngrohtë dhe kaq e përzemërt në Parliament Hill ishte ngjarje e paharruar dhe inkurajim i lartë për të vazhduar angazhimin dhe shërbimin ndaj kombit tonë, gjithherë me miq e aleatë. Kanadaja ka qenë dhe vazhdon të jetë një aleate e parezervë e Kosovës”. “Përjetësisht mirënjohës z. Seeback, familjes Seeback e Mazreku, dhe Parlamentit të Kanadasë për vlerësimin. Falënderues edhe z. DioGuardi për propozimin, dhe miqëve tjerë anekënd Kanadasë për përkrahjen e këtij propozimi përfshirë z. Naser Berisha, Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptaro-Kanadeze”, shkroi Bislimi.