Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fantastike – Të kesh motër apo vëlla ju bënë të lumtur dhe njerëz më të mirë!

NULL NULL
03.06.2018 14:51

Pavarësisht se mund të grindeni dhe keni mosmarrëveshje, motrat po del të jenë ilaçi më i mirë për shëndetin tuaj mendor.

Sipas një studimi të realizuar në Mbretërinë e Bashkuar, thuhet se të pasurit një motër, ju bën optimist për jetën, njofton Klan Kosova.

Për një studim të tillë, hulumtuesit analizuan 571 njerëz në mes moshës 17 dhe 25 vjeç për të plotësuar një pyetësor për shëndetin e tyre psikik.

Ndërsa si rezultat pjesëmarrësit që u rritën me motra ishin shumë më të kënaqur e të lumtur se sa familjarët të cilët nuk kishin një motër.

“Motrat duket se inkurajojnë më shumë komunikim dhe kohezion të hapur në familje”, shpjegon më tej profesori kryesor i hulumtimit Tony Cassidy.

“Shprehja emocionale është thelbësore për shëndetin e mirë psikologjik dhe motrat e tyre e promovojnë këtë në familje” thotë ai.

Por kjo nuk përfundon më kaq.

Në këtë hulumtim është analizuar edhe çështja e të pasurit vëllezër, ku si rezultat del të jetë se as kjo nuk mund të krijojë efekt të kundërt.

Studimi gjeti se edhe një vëlla apo motër, i bën më të mirë njerëzit e të të dyja gjinive, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme