Fansi i Billie Eilish kap ajër me qese në koncert, e vë në shitje për 10,000 euro NULL NULL 27.08.2022 17:31 27.08.2022 17:31 Një fans i këngëtares Billie Eilish, pretendon se ka mbushur një qese me ajër nga një prej koncerteve të saj, duke e hedhur në shitje për 10,000 euro. Shitësi anonim e renditi artikullin në Carousell, ku e përshkroi atë si “shumë të rrallë” duke e konsideruar mjaftueshëm të vlefshëm për ta shitur për 10,000 euro. “Unë qëndrova në pjesën e përparme dhe arrita të fusja ajrin e saj në plastikë kur ajo lëshonte frymë gjatë koncertit! Për ata që humbën koncertin mund ta blini këtë!! Ajr shumë i rrallë!!”, shkroi në përshkrimin e produktit. Krahas fotove të artikullit për shitje në ekspozitë, shitësi u përpoq gjithashtu të jepte pak autenticitet duke përfshirë një foto të Eilish në skenë të shkrepur në koncertin në Singapor, më 21 gusht. Produkti më pas u hoq nga faqja, duke nënkuptuar se ai ka arritur të shesë produktin apo mbase e kuptoi që postimi po e turpëronte, shkruanUnilad, transmeton Klankosova.tv. Eilish aktualisht është duke mbajtur turneun e saj botërorë, i cili është planifikuar të mbahet në 47 qytete të ndryshme.