Familjarët e të zhdukurve shpresat i kanë te ndërkombëtarët (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 30.08.2022 20:35 nga Drin Demiri 30.08.2022 20:35 Bekim Gashi bart një kujtim të hidhur që 23 vjet. Atij në mars të 1999-ës, forcat serbe ia vranë nënën dhe katër motrat bashkë me 17 anëtarët e tjerë të familjes. Trupat e 14 prej tyre ende janë të zhdukur. Mërzinë që Gashi bart ia përcolli të martën edhe ambasadorit britanik, Nicholas Abbott, që e vizitoi në shtëpi. Bashkë me rrëfimin atij i shpalosi edhe kërkesa. Britaniku i premtoi angazhim në zgjidhjen e fatit të të pagjeturve, duke punuar që kjo çështje të jetë primare në dialogun me Serbinë.