Familjarët e të lënduarve në Koçan po presin pranë spitalit “8 shtatori” në Shkup NULL NULL 16.03.2025 15:22 16.03.2025 15:22 Spitali “8 shtatori” në Shkup, ka familjarë të personave të lënduar. Një pjesë e të lënduarve janë të shtrirë në këtë spital, por ka të tjerë në spitalin e Shtipit dhe Koçanit. Kështu njofton gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani, i cili po qëndron në Maqedoninë e Veriut pas tragjedisë që ndodhi në Koçan, ku 59 të rinj dhe të reja humbën jetën pas zjarrit që shpërtheu në një klub nate. Pranë spitalit “8 shtatori”, Kryqi i Kuq është në mbështetje të familjarëve me ushqim e gjëra të tjera.