Familja e Pëllumb Metës testohet në poligon qitjeje, dyshimet janë se e ka vrarë djali i madh (VIDEO) NULL NULL 11.03.2024 18:22 11.03.2024 18:22 Edison Vatnikaj Gazetari Edison Vatnikaj ka dhënë detaje në lidhje me hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës në Durrës. Ai në një lidhje direkte në “Info Magazine” në Klan Kosova ka bërë të ditur se fëmijët dhe gruaja e tij janë dërguar në poligon për të bërë qitje me armë. Vatnikaj tha se pavarësisht se vajza e ka marrë autorësinë e krimit, policia nuk është e bindur që vajza ka aftësi për të qëlluar babain e saj. Ai gjithashtu u shpreh se ka dyshime se vrasjen e ka kryer djali i madh, njofton Klankosova.tv. “Pavarësisht se vajza e ka marrë autorësinë e krimit, policia nuk është e bindur që vajza ka aftësi për të qëlluar drejt babait të saj, por ka dyshime se e ka vrarë vëllai i madh i familjes, djali i madh, për këtë janë dërguar të katër personat në një poligon qitje për të parë aftësitë e tyre”, u shpreh ai.