Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Familja e Nezir Mehmetajt: Lajmi i pakonfirmuar për lirimin e tij, i padrejtë dhe i panevojshëm

NULL NULL
08.10.2025 12:02

Familja e Nezir Mehmetaj, kosovarit të arrestuar nga autoritetet serbe, ka reaguar ndaj raportimeve të cilat flasin për lirimin e tij.

Vëllai i Nezirit, Valoni, ka thënë se lajmi i pakonfirmuar nga ta për lirim, është i padrejtë dhe i panevojshëm, transmeton klankosova.tv.

”Po qarkullon lajmi se Nezir Mehmetaj po lirohet, kjo është e padrejtë dhe e pa nevojshme, sepse nuk guxon të qitet një lajm derisa nuk konfirmohet apo deklarohet nga familja”, ka shkruar ai.

Klankosova.tv, i ka dërguar pyetje familjes së Nezir Mehmetajt mbi detaje të zhvillimeve rreth rastit të tij, dhe është në pritje të një përgjigjie.

lajme të ngjashme