Familja e Albion Rrahmanit pret fitore ndaj Sllovakisë: Të na bëjnë krenarë (VIDEO) NULL NULL 26.03.2026 20:20 26.03.2026 20:20 Përpos për shikuesit, ndeshja e sontme që Kosova e zhvillon ndaj Sllovakisë, është tejet emocionuese edhe për familjarët e futbollistëve të kombëtarës. Në veçanti për familjen e futbollistit Albion Rrahmani. Babai i tij, Driton Rrahmani, tha se emocionet janë të papërshkrueshme. “Ne presim një fitore nga kombëtarja jonë që të na bëjnë krenarë në takimin e radhës të cilën e kemi të hënën, por megjithatë kjo sfidë e sontme duhet të kalohet”, u shpreh ai në një intervistë për Klan Kosova.