Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Faktorët që qojnë një çift drejt divorcit

NULL NULL
05.09.2016 22:00
Couple having relationship problems

Numri i divorceve në botë vetëm po shkon duke u rritur.

Sipas hulumtimeve të New York Times, një e treta e martesave aktuale në SHBA do të përfundojë në divorc.

Por shumë ekspert të lidhjeve kanë listuar disa nga faktorët që mund të ndikojnë që një çift të rri i martuar përgjithmonë.

Çiftet që martohen në të njëzetat kanë më pak gjasë të divorcohen

Hulumtimeve nga Nicholas Wolfinger, nj profesor në Universitetin e Utah, çiftet që presin shumë para se të martohen nuk do të thotë që do të kenë një martesë më të gjatë e të fortë.

Në fakt, sipas tij koha më e mirë për tu martuar është kur janë në të njëzetat. Sipas Ëoldfinger, nëse pritni deri në 32 vjet për tu martuar atëherë seancat për tu ndarë janë shumë më të larta.

Çiftet kanë më shumë gjasa të divorcohen në muajin mars dhe gusht

Sipas një hulumtimi të bërë nga Asociacioni i Sociologëve Amerikan në vitin 2016, marsi dhe gushti janë muajt ku çiftet ndahen më së shumti.

Çiftet e martuara që shohin porno kanë gjasa të divorcohen

Edhe këtë faktor e kanë listuar si kryesor që dërgon një çift ta martuar në divorc. Sipas Asociacionit të Sociologëve Amerikanë, të martuarit që shohin porno kanë dyfish më shumë mundësi që të divrocohen në krahasim me ata që nuk shohin.

Burrat që nuk punojnë, mund të ndikojnë që martesa të shkoj drejt divorcit

Sipas studimit të fundit të Harvardit, në çiftet ku burri nuk punonte shanset për divorc ishin 3.3 përqind më të madh se sa tek çiftet ku burri punonte.

Statusi i punës së gruas sipas këtij hulumtimi nuk ndikon në shanset e çiftit për tu divorcuar.

lajme të ngjashme