Facebook me llogo të re NULL NULL 02.07.2015 14:47 02.07.2015 14:47 Kompania e fuqishme ka ndryshuar llogon pas dhjetë vitesh. Gjigandi i rrjeteve sociale, Facebook ka ndryshuar llogon. Ndryshimet janë minimale ndaj shumë mund të mos i kenë vërejtur. Në llogon e re vërehet ndryshimi në shkronjën “a” dhe përdorimi i. një version të përditësuar, më të hollë të fontit tashmë të popullarizuar. Për të parën herë llogon e re e vuri në rrjet dizajneri i Facebook, Christophe Tauziet, që atë e ndau në konkurrentin Twitter. Say hello to the new Facebook logo pic.twitter.com/ofoFm4JQmK — Christophe Tauziet (@ChrisTauziet) June 30, 2015 Llogo origjinale e kompanisë nga Palo Alto është dizajnuar në vitin 2005, një vit pas daljes online në rrjetin e Universitetit të Harvardit.