Facebook e njofton se fitoi lotari 1 milion dollarë NULL NULL 18.04.2022 17:38 18.04.2022 17:38 Paul dhe Teresa Hartsoe nga Conowingo e ShBA-së mësuan përmes Facebook se janë fitues të 1 milion dollarëve nga lotaria. Çifti nuk e parë rezultatin e lotarisë Mega Millions dhe Paul u nis për në punë të nesërmen. Teresa ndërsa ishte në shtëpi, mori një alarm në Facebook nga Lotaria e Maryland-it për biletën e tyre 1 milion dollarëshe të blerë nga i njëjti dyqan ku kishte qenë i shoqi i saj. Ajo më pas e thirri Paulin në punë. “Ai më tha se biletat ishin në shtëpi, kështu që i mora nga komodina dhe fillova t’i kontrolloja numrat fitues” u tha Teresa Hartsoe zyrtarëve të lotarisë, transmeton Klan Kosova. “Isha në mosbesim. Ne vazhduam t’i kontrollonim numrat pa pushim”, theksoi Paul, i cili tregoi se tani dëshiron të pensionohet dhe t’i lw anash disa nga fitimet e tij për këtë. Po ashtu tregoi se do të investojë në automjetin e tij dhe t’i bëjë ca renovime në shtëpinë e tyre në fermë. “Ne jemi njerëz të thjeshtë. Unë thjesht dua të bëj gjëra të mira me këtë bekim”, shtoi Paul Hartsoe.