Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Evitoni këto gabime kur visheni

NULL NULL
22.11.2016 22:00

Veshje në minutën e fundit

Zgjohemi në mëngjes, në njërën dorë kemi furçën e dhëmbëve në tjetrën gotën e kafes dhe mendojmë çfar të veshim. Kurrë nuk do t’ja arrini të dukeni perfekt me aq nguti. Vendosni një natë më herët për veshjen tuaj.

 

Veshje që nuk është për kohën

Gjithmonë shikojeni çfarë moti do të ketë ditën e nesërme para se të planifikoni veshjen. Në qoftë se ka ndryshime merrni me vehte një xhaketë.

Veshja e rrobave më të vogla 

Të gjithë kemi të paktën një palë xhinse që shpresojmë një ditë të futemi në to. Por, mos i vishni në qoftë se nuk përkojnë me linjat trupore tuaja. Edhe nëse keni rënë në peshë, gradualisht ndërrojeni garderobën tuaj.

 

Mungesa e aksesorëve

Gjithmonë vendosni aksesorë. Një shall, varëse apo byrzylyk, që veshja juaj të ketë më shumë gjallëri e të jetë më interesante.

 

Materialet sintetike

Rrobat nga materialet sintetike mund të kushtojnë më pak por edhe nuk duken mirë. Ato ndrydhen shpejt, prishen pas disa larjeve dhe humbin formën. Mundohuni të vishni rroba nga pambuku, mëndafshi, xhinse etj.

 

Të brendshmet e gabuara

Keni shumë kujdes në zgjedhjen e të brendshmeve. Mund t’ju kushtojnë më shtrenjt mirëpi ju bëjnë që format tuaja të dukn bukur në çkado që vishni.

 

 

 

 

lajme të ngjashme