Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Evakuohen banorët, flakët e zjarreve “nuk dorëzohen” në Finiq

NULL NULL
10.08.2025 09:31

Vatrat e zjarrit kanë mbajtur në alarm ekipet e zjarrfikësve, emergjencave civile, pushtetit lokal dhe vullnetarëve në zonën e Finiqit në jug të vendit.

Përpjekjet e qindra forcave nga toka dhe nga ajri të avionëve Canadair dhe helikopterit, nuk kanë vënë dot nën kontroll të plotë vatrat e zjarrit, të cilat kanë vijuar edhe gjatë natës në këtë zonë.

Për këtë arsye gjatë natës janë realizuar evakuime të pjesshme të banorëve, ndërsa perimetri i zjarrit është mbajtur larg banesave dhe bizneseve, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

Gjithashtu, dhjetëra forca kanë parandaluar përhapjen e flakëve edhe drejt hidrocentralit të Bistricës. Ndërhyrjet nga ajri në këtë zonë pritet të rifillojnë gjatë paradites së të dielës.

Për arsye sigurie, qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë – Bistricë do të vijojë të mbetet i kufizuar deri në përmbyllje të operacioneve.

lajme të ngjashme