Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Eurovizion: Artistët finlandezë duan që Izraelit t’i ndalohet e drejta për të marrë pjesë në garë

NULL NULL
12.01.2024 21:26
Përfaqësuesja e Izraelit, Noa Kirel në 2023
Përfaqësuesja e Izraelit, Noa Kirel në 2023

Më shumë se 1 mijë e 400 profesionistë finlandezë të industrisë muzikore kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar ndalimin e pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovizion, pasi dyshohet se ata kanë kryer “krime lufte” në Gaza.

Nëse Izraeli nuk përjashtohet nga konkursi, ata duan që transmetuesi publik Yle të tërheqë pjesëmarrjen e Finlandës nga konkursi, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Yle thotë se po monitoron pozicionin e Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU), organizatori i konkursit.

Muajin e kaluar, muzikantë islandezë i bënë kërkesa të ngjashme transmetuesit Rúv.

 

 

lajme të ngjashme