Euroleague, kualifikohen Reali dhe Barça NULL NULL 08.04.2016 09:47 08.04.2016 09:47 Barcelona dhe Reali i Madridit u kualifikuan për në fazën e play-off të Euroleague të basketbollit, pasi fituan takimet e tyre të fundit në grup, ndërsa Panathinaikos, që ishte kualifikuar më parë nuk mundi dot të sigurojë epërsinë e fushës në fazën tjetër pasi u mund 91-86 nga Anadolou Efes në shtëpi. Barcelona Lassa arriti të fitojë ndeshjen e 8-të në Grupin F, pasi mundi 66-59 Zalgiris Kaunasin, që ishte skuadra më e dobët e grupit me 2 fitore e 12 humbje. Suksesi i katalanasve eliminoi Olympicos të Pireut dhe Brose Baskets, që nuk siguruan dot një vend për në raundin e tjetër. Juan Carlos Navarro nuk ishte në një ditë të shkëlqyer duke shënuar vetëm 10 pikë për të tijtë, ndërsa Joey Dorsey e mbilli takimin me 12 pikë dhe 13 rebounds. Në Grupin E, Anadolou Efes arriti të përmbysë një disavantazh prej 13 pikësh duke fituar 91-86 ndaj Panathinaikosit. Me 7 fitore e 7 humbje, Efes është tashmë në pritje për kalimin në raundin tjetër. Brose Basket Bamberg nuk i mjaftoi suksesi me 20 pikë avantazh, për shifrat 89-69 ndaj Laboral Kutxa për të arritur fazën e play-off Reali io Madridit me fitoren e 7-të në 14 ndeshje mundi gjithashtu të siguronte një vend në raundin tjetër Skuadra madrilene fitoi 83-70 ndaj Khimki të Moskës duke e mbyllur në vendin e 4-tërt grupin. Tashmë në fazën tjetër Reali do të përballet me Fenerbahçe.