Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Euro vlen më pak se dollari për herë të parë pas 20 vjetësh

NULL NULL
13.07.2022 18:04

Euro ka rënë poshtë dollari për herën e parë për afro 20 vjet.

Është lufta në Ukrainë që po bën që kjo valutë të shënojë rënie.

Një euro bleu 0.998 dollarë në tregun e shkëmbimeve në orën 12:45, pas rënies prej 0.4 përqind në tregun ditor, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Frika që Rusia mund të tkurr furnizimin me energji për Evropën ka rritur mundësitë për recesion në zonën e euros.

Banka Qendrore Evropiane ka vonuar bankat tjera qendrore për rritjen e normave, duke dobësuar më tej euron.

Valutat rriten zakonisht kur banka qendrore relevante rrit normën e interesit, pasi që investitorët e huaj synojnë kthim më të madh dhe mbajtje të aseteve në atë valutë.

lajme të ngjashme