Etnik Brruti mbetet në tribuna në ndeshjen me Anglinë NULL NULL 21.03.2025 11:03 21.03.2025 11:03 Etnik Brruti, nuk do të luajë sonte me Shqipërinë në ndeshjen e parë të fazës parakualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Anglisë. Trajneri Sylvinho ka bërë disa ndryshime në listën e lojtarëve, duke lënë Brrutin në tribuna për shkak të numrit të kufizuar të lojtarëve të lejuar për ndeshje (23). Nga protokolli i publikuar nga UEFA, është bërë e ditur se, përveç Brrutit, edhe Andi Hadroj dhe portieri Simon Simoni janë përjashtuar nga lista për këtë ndeshje.