Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ethet basketbollistike” në Artmotion me dy superndeshje

NULL NULL
21.12.2025 10:19

E diela rezervon dy superndeshje në Superligën e Kosovës në basketboll.

Go+ Peja- Bashkimi është ndeshja e parë e cila zhvillohet në “Karagaç” me fillim nga ora 17:00.

Të dyja ekipet, deri më tani i kanë nga tetë fitore e katër humbje, duke e bërë sfidën akoma më interesante.

Loja transmetohet drejtpërdrejtë në kanalet sportive të Artmotion.

Derisa takimi tjetër po ashtu interesant do të zhvillohet në kryeqytet në palestën “1 tetori” mes Borës dhe Yllit, njofton Klankosova.tv.

Skuadra nga Prishtina, i ka pesë fitore e shtatë humbje, ndërsa suharekasit tri fitore e nëntë humbje.

Gjithashtu edhe kjo sfidë, do të transmetohet në Artmotion./Klankosova.tv.

lajme të ngjashme