Estevao: Futbolli shumë ndryshe në Angli për dallim nga Brazili NULL NULL 14.11.2025 17:13 14.11.2025 17:13 Ylli brazilian i Chelseas, Estevao, ka thënë që futbolli në Premier Ligë është shumë më ndryshe se nga vendi prej nga ai vjen. Sidoqoftë, ai tha se është përshtatur shpejt në ligën më të fortë në botë. “Futbolli këtu është vërtet tërësisht ndryshe nga ai në Brazil, është më agresiv, më i shpejtë dhe më intensiv”, ka deklaruar Estevao. “Për këdo që vjen këtu është pak e vështirë, por unë u përshtata shpejt. Nuk ndihem ende 100% i përshtatur, por ka qenë më mirë sesa prisja”.