Eskorta e William dhe Kate shkel një 83 vjeçare NULL NULL 19.06.2019 10:00 19.06.2019 10:00 Një grua e moshuar është në gjendje serioze në spital pasi u shkel nga eskorta e Dukës dhe Dukeshës së Cambridge. Prince William dhe Kate ishin duke udhëtuar nga Londra në Windsor kur gruaja 83 vjeçare u lëndua të hënëb, njofton Klan Kosova. Aksidenti ndodhi kur një nga motoçikletat e eskortës dëmtoi gruan, ndërsa tani hetuesit janë duke e hetuar rastin. Kensington Palace tha se çifti është “thellësisht të shqetësuar dhe të trishtuar” dhe kanë qenë në kontakt me gruan. Gruaja – e cila quhet Irene, sipas pallatit – u dërgua në spital në një gjendje kritike pas përplasjes në Richmond, në jug-perëndim të Londrës, në orën 12:50 më 17 qershor. Ajo është tani në një gjendje serioze, por të qëndrueshme në spital. Një zëdhënës i Pallatit të Kensington ka thënë: “Lartëmadhëria e tyre mbretërore kanë dërguar urimet e tyre më të mira tek Irene dhe familja e saj dhe do të mbeten në kontakt gjatë gjithë fazave të rimëkëmbjes së saj.” Duka dhe Dukesha kanë dërguar lule për gruan.