Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Është proces i rëndë”, Isa Mustafa flet për gjykimin e madh në Speciale (VIDEO)

NULL NULL
07.02.2026 18:06

Nga datat 9 deri më 18 shkurt do të zhvillohen deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë që mbi pesë vjet.

Gjykata Speciale në të cilën ky proces është duke shkuar drejt fundit ishte votuar nga Kuvendi i Kosovës më 3 gusht të vitit 2015.

Në atë kohë kryeministër i Kosovës, ishte Isa Mustafa i cili gjatë një interviste për KP foli rreth procesit të Hagës, njofton Klankosova.tv.

“Është një proces shumë i rëndë, procesi është i tillë  që nuk e ka paramenduar askush sepse unë kam qenë kryeministër i Kosovës kur është vendosur mbi ndryshimet kushtetuese për themelimin e Dhomave të Veçanta  dhe kur i është dhënë përkrahje kësaj gjykate. Marrë parasysh se neve na është bërë e qartë se nëse nuk e bën Kosova këtë gjykatë do ta bëjë Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, deklaroi ai.

lajme të ngjashme