Erion Veliaj mbetet në burg NULL NULL 09.06.2025 16:12 09.06.2025 16:12 Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mbetet në burg. Në seancën që u mbajt sot, Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi kërkesën e Veliajt për ndryshim të masës së sigurisë. Aty i pranishëm nuk ishte Veliaj, por siç raporton TopChannel, ai u përfaqësua nga avokati Ermir Beta transmeton Klankosova.tv. Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i organizuar korruptiv, që ka lejuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa që të përfitojnë nga fondet publike për pasurim personal, përmes veprimeve të paligjshme dhe të kamufluara.