Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Erik ten Hag trajner i ri i Leverkusenit?

NULL NULL
25.05.2025 09:43
Erik ten Hag
Erik ten Hag

Bayer Leverkusen duket se e ka gjetur tashmë zëvendësimin për Xabi Alonso.

E ai është ish-trajneri i Ajaxit dhe Manchester United, Erk ten Hag.

Kështu së paku njofton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Romanos, holandezi pritet që zyrtarisht të hënën ta nënshkruajë marrëveshjen e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2027.

Tashmë, Xabi Alonso, është trajner i Real Madridit.

Spanjolli gjatë dy sezoneve që drejtoi “farmaceutikët”, arriti që për herën e parë t’i shpallë ata kampion të Bundesligës dhe ta fitojë edhe Kupën e Gjermanisë.

Derisa me Bayer Leverkusenin, shkoi edhe në finale të Europa Leagues, ku ishte mposhtur 3:0 nga Atalanta.

lajme të ngjashme